Search News Posts

KAF

Kompania jonë angazhohet që t’u ofrojë klientëve tanë shkallën më të lartë të shërbimeve profesionale.


Kush jemi ne

 

Klientela jonë përfshin biznese të llojeve të ndryshme (të shumëllojshme) siç janë: ndërtimet, distribuimi, kujdesi shëndetësor, importi dhe eksporti, prodhimi, profesionale, tregtia (shitje me pakicë), restorantet, vendshërbimet dhe shitjet me shumicë. Ne gjithashtu bashkëpunojmë me organizatat jo fitimprurëse dhe shkollat private. KAF ju ofron ekspertë që e kuptojnë kompleksitetin e ligjeve, rregulloreve. standardeve të kontabilitetit dhe kërkesave të ndryshme që ndikojnë në shumë biznese. Premtimi kryesor për klientët tanë është ngritja e produktivitetit të bizneseve të tyre, duke u ndihmuar të kuptojnë përfitimet që u sjellin shfrytëzimi i shërbimeve tona. Ne ofrojmë shërbime të kualitetit të lartë. Ne jemi kompani që ofron shërbime dhe angazhohemi për një bashkëpunim afatgjatë me klientët tanë. Duke ndërlidhur njohuritë tona të gjëra për bizneset, me aftësitë e specializuara në kontabilitet, analiza financiare, vlerësime dhe konsultime të bizneseve, taksave, klientët tanë janë më afër njohurive të nevojshme personale dhe individuale, si dhe këshillave që u nevojiten për të qenë të suksesshëm.

Struktura

 

KAF është organizatë me përgjegjësi të kufizuar e cila është themeluar nga aksionarë në Prishtinë-Kosovë, me zyrë në qendër të Prishtinës.

KAF Group jsc
KAF Accounting & Audit Services LLC
KAF Consulting & Research Services LLC
KAF Training Services LLC
KAF Trade Services LLC
KAF ICT Services LLC

Ekipi

 

Ekipi i kontabilistëve të KAF-it është këshillues për taksa dhe biznese, janë profesionistë të specializuar, që punojnë së bashku për të sjellur zgjedhjet më të reja dhe kreative për bizneset e klientëve tanë.

Personeli i KAF-it janë te licencuar si:
Auditor te licencuar nga Bordi për Raportim Fianaciar
Kontabilist te certifikuar Bordi për Raportim Fianaciar
Trajner te licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Sektori i zhvillimit Privat – Soges Group
Konsulentë te licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Sektori i zhvillimit Privat – Soges Group
Menaxher Financiar nga GEA College Slloveni
Menaxher te marketingut nga GEA College
Ligjërues i licencuar për ndërmarrësi niveli IV nga KOSVET-PEM EU
Trajner te licencuar nga Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa

 

Zgjidhjet

 

Zgjidhjet tona janë konceptuar për tju përshtatur objektivave dhe nevojave unike të çdo klienti. Ato janë rezultati i investimit tone të vazhdueshëm në resurset njerezore, si dhe i partneritetit me kompanitë në tregun e sherbimeve.

 

 Punoni me ne

 

Për tju ofruar klientëve tanë një shërbim cilësor ne i bashkojme njohurite e eksperteve me te mire per fusha te caktuara, ndjenjën e përgjegjësisë dhe të shërbimit ndaj klientit, avancimin e përhershëm profesional, dhe përvetësimin e profesionit. Nëse ju ndani të njëjtat vlera me ne atëherë KAF është kompania që do tu ndihmojë të ecni përpara.