Search News Posts

SHËRBIMET

Shërbimet e kontabilitetit

 

Ne duam që ju të jeni të sigurtë se sistemi i juaj i kontabilitetit paraqet saktësisht situatën tuaj aktuale, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në biznesin tuaj në vend që të merreni me librat. Fillimi i mbajtjes së librave të llogarive mund të komplikohet varësisht nga madhësia e biznesit dhe numri i transaksioneve.

 

Nëse mendoni se nuk mund t’i mbani nën kontroll librat e juaja të llogaritjeve, atëherë kërkoni ndihmën tonë. Ne do të menaxhojmë financat e biznesit tuaj dhe do të ju mbajmë në drejtimin e duhur.

collaboration

Shërbimet Fiskale 

 

Shërbimet fiskale kanë për qëllim dhënien e sigurisë të arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadër të legjislacionit fiskal dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljes se ligjeve fiskale te cilat administrohen nga Administrata Tatimore e Kosoves dhe shmangien e pasojave serioze te cilat mund te vijnë nga kontrollet e mëvonshme nga inspektoret tatimor.

collaboration

Shërbimet e auditimit

 

KAF Group JSC, ka një rol kyç ne procesin e raportimit financiar si një mundësi për te garantuar besueshmërinë e informacionit te bere publik nga kompania, me qellim qe përdoruesit e brendshëm dhe te jashtëm te kenë një siguri te mjaftueshme gjate marrjes se vendimit.

collaboration

Shërbimet e konsulencës

“Shërbime konsulente  profesionale për procedurën ligjore të falimentimit të bizneseve”

 

Shërbimet profesionale bazohen  në legjislacionin në fuqi për aplikimin e procedurave për falimentimin e  bizneseve për shkak të paaftësisë paguese, për mënyrat e falimentimit, mundësitë e riorganizimit të biznesit dhe procesin e  likuidimit.

 

 

 

Konsulence për tatime, regjistrimin e bizneseve, përzgjedhja e llojit te biznesit, përzgjedhja e softuerit te kontabilitetit, konsulence ne përzgjedhjen e punëtoreve për kontabilitet dhe intervistimi i aplikanteve, konsulence ne krijimin e programeve softuerike te kontabilitetit, nëse keni dyshime ne librat e kontabilitetit ne ju ofrojmë një rishikim nga fillimi, nëse jeni dënuar nga Administrata Tatimore dhe mendoni se është e padrejte atëherë ne ju ofrojmë përgatitjen e lendes për ankese dhe rishikimin e dokumentacionit.

collaboration

Shërbimet e personelit

 

Përpilimi i kontratave te punës, deklarimi i kontributeve, deklarimi i tatimit ne page ne baze mujore, Mbledhja dhe rishikimi i evidencave qe lidhen me pagat e punonjësve Përgatitja e evidencave te pagës bruto dhe pagës neto mbështetur ne legjislacionin dhe standardet lokale

Përgatitja e instruksioneve te pagesave te pagës neto, dhe tatimit mbi te ardhurat mbështetur ne legjislacionin ne fuqi

collaboration

Shërbimet e Regjistrimit, transformimit, dhe falimentimi i kompanisë

 

Shërbimet e trajnimeve

 

Trajnimi për kontabilitetin tatimor ne praktik, Trajnimin për kontabilitetin financiar me softuer, trajnime te veçanta sipas kërkesave te bizneseve. 

collaboration